Shqipëria

Soreca zhvillon një takim me studentët e mjekësisë: Pandemia e COVID-19 në fokus


“Kur COVID-19 goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian me solidaritetin e tij ishte aty për të ndihmuar me pajisje mjekësore të specializuara dhe mbështetje financiare për më të cenuarit”.

Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, të premten e 19 nëntorit, teksa ka rikujtuar mbështetjen që i është dhënë shtetit shqiptar për luftën kundër pandemisë.

Më tej Soreca bënë me dije se ka zhvilluar një takim me studentët e mjekësisë.

“Pikërisht në këto kohë të vështira, shumë të rinj shqiptar zgjedhin të studiojnë mjekësi prandaj i takova në universitetin e tyre në Tiranë”, përfundon postimin në Twitter ambasadori evropian.

Në videon e postuar njëra nga studentet u shpreh se mjekësia, “është mision që të përmbush dhe të formon shumë si njeri”.

Ndërsa Profesori i Asociuar, Tritan Kalo, e cilësoi këtë mision si “sakrificë”.

“Është një jetë që vihet në dispozicion të jetëve të tjera”, e përmbylli Kalo fjalën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore