Shqipëria

Soreca të rinjve: Votoni, është e drejta dhe përgjegjësia e juaj


Ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca, pasi ndoqi një aktivitet për programin “Erasmus +” në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), përsëriti apelin që të rinjtë të ushtrojnë të drejtën e votës. Ai tha se votimi është e drejta dhe përgjegjësia e tyre.

“Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj. Merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip ‘ti vendos’”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore