Shqipëria

Soreca pas takimit me Ballukun: Bashkëpunimi BE- Shqipëri në fushën e transportit, në fokus


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, të martën e 14 dhjetorit ka zhvilluar një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i BE-së me Shqipërinë në fushën kryesore të transportit.

Te kjo e fundit përfshihen ai hekurudhor, detar, rrugor dhe ajror. Përveç transportit në fokus ishte dhe ai në fushën energjisë dhe telekomit.

“Është e rëndësishme që tani të shfrytëzohen mundësitë plotësisht kyçe të ofruara nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve të BE-së për të përgatitur tranzicionin e gjelbër dhe digjital të Shqipërisë”, e mbyll postimin Soreca në median sociale Twitter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore