Shqipëria

Soreca: Përshëndes kandidatët e parë për hetues në BKH


“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit e BKH-së”.

Kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Luigi Soreca, nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter,  pas kalimit të aplikimeve nga 28 kandidatë, për rolin e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses. Tani do të fillojnë trajnim të specializuar”.

Për më tepër Soreca shkruan se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

“E rëndësishme është të filloni sa më shpejt një thirrje të dytë për hetues”.

Po ashtu edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Yuri Kim, reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Hetuesit e BKH-së po trajnohen. Reforma në drejtësi nuk është e thjeshtë, e shpejtë apo perfektë, por po lëviz përpara – edhe nëse të këqijtë nuk duan”.

Më 1 prill, Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës, mbylli verifikimet e kushteve të sigurisë për kandidatët.

Nga 37 aplikantë, vetëm 28 e kaluan këtë fazë. Tashmë ata do t’i nënshtrohen trajnimit përkatës. Më pas, vijohet me fazën e certifikimit.

Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoroi gjithë procesin. Ai është caktuar nga misionet e Qeverisë së SHBA-së dhe nga BE-së.

Një njoftim i dytë për 32 pozicione të tjera të lira, do të hapet në vijim.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore