Shqipëria

Soreca: Mbështetje në procedimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca në takimin me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ervin Pupe shprehu mbështetjen e tij për Këshillin e ri të Gjykatës Kushtetuese(GJK).

Takimi u njoftua nga ambasadori nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Ai deklaron më tej se është e rëndësishme që KED të procedojë me vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese sapo Gjykata e Lartë t’i ketë hapur.

“Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK ”, ka shkruar Soreca./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore