Shqipëria

Sonte me fillim në orën 18:00 – Ekskluzivisht në Albanian Post dokumentari “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”


Albanian Post

Bashkëpunimi mes emisionit Opinion në TV Klan dhe Albanian Post sjellë dokumentarin e historisë së bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale, “Dosjet Speciale”.

Ku e ka gjenezën historia e bashkëpunimit nga Dick Marty-i e deri te Gjykata Speciale dhe cila është hisja e Serbisë për ta vendosur Kosovën në bankën e të akuzuarve?

A po rrezikohet të cenohet procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shkak të materialeve që burojnë nga shteti serb dhe që ndodhën mbi tavolinën e prokurorisë së specializuar?

Si u largua prokurori Jack Smith nga Haga ndërkohë që shpërtheu skandali me një dëshmitar të rrejshëm, por edhe me një rrjet të madh dëshmitarësh të tjerë të nxitur?

Intervista ekskluzive dhe detaje, dokumente e fakte të tjera të bashkëpunimit të Speciales me shtetin serb.

Sonte, me fillim në orën 18:00 në Albanian Post dhe nga ora 22:00 në emisionin Opinion, TV Klan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore