Zgjedhjet në Kosovë

Sondazhi i Albanian Post: Vetëvendosje e para, me mbi 50% (VIDEO)


Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.

Në venin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.5 për qind.

E treta, dhe me rënien më të madhe del Partia Demokratike e Kosovës me 13.2.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mezi kalon pragun me 5.5 për qind.

Derisa Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag me vetëm 1.8 për qind.

Numër mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind.

Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.

Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.

Margjina e gabimit në sondazh është vetëm 1.5 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore