Zgjedhjet në Kosovë

Sondazhi i Albanian Post: Vetëvendosje 58 deputetë, LDK 18, PDK 16, AAK 8


Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind dhe nëse përkthehet në mandate atëherë merr 58 deputetë.

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.5 për qind merr 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike, si e treta me 13.2 për qind, siguron 16 ulëse, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bie në tetë ulëse në Parlament me 5.5 për qind të votave.

Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.

Margjina e gabimit në sondazh është vetëm 1.5 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore