Lajme

Somali/ 10 të vdekur nga sulmi vetëvrasës me bombë


Të paktën 10 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu. Ngjarja ndodhi disa orë pas dy sulmeve të militantëve islamikë Shabaab, të cilët goditën bazën e Ushtrisë Kombëtare somaleze.

Një atentator kamikaz hodhi veten në erë, në një pikë ku disa gra shisnin çaj. Sipas zëdhënësit për shtyp të Ministrisë së Informacionit, shumë njerëz janë dëmtuar gjatë sulmit.

Situata është vënë nën kontroll ushtarak dhe ka nisur hetimi për sulmin. Asnjë organizatë terroriste nuk ka marrë autorësi deri në këto çaste.

Gjithsesi, është shumë e mundshme që të tre sulmet t’i kenë realizuar militantët e al Shabaab. Këta të fundit, janë të lidhur me al-Qaeda-n.

Sulmet kanë ndodhur në distancë të vogël njëra nga tjetra. Ndërkaq, disa prej autorëve janë lokalizuar dhe vrarë nga ushtria somaleze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore