Sport

Solskjaer dhe supersticioziteti i tij


Manchester United ka ndryshuar ngjyrën e banerave që mbulojnë ulëset e Old Trafford nga e kuqja në të zezë, si kërkesë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Kjo bazohet mbi një histori që ndodhi 25 vjet më parë kur në krye të United ishte legjendari Sir Alex Ferguson.

Në një ndeshje përballe Southampton-it, Sir Alex Ferguson detyroi futbollistët e tij që të ndërronin fanellët në pjesën e parë.

Sipas tij, ajo ishte arsyeja pse në atë ndeshje United nuk arriti të bënte tre pasime bashkë.

United humbi atë ndeshje 3-1, me të tre golat që u shënuan në pjesën e parë nga Southampton.

25 vite më vonë, Ole Gunnar mendon që një problem i ngjashëm po ndodh me skuadrën e tij në ndeshjet si vendas.

United ka fituar 13 ndeshje dhe ka humbur gjashtë këtë vit në ndeshjet si vendas në 24 ndeshje. Kurse, si mysafir, djajtë e kuq i kanë fituar 17 dhe kanë humbur vetëm tre në 26 ndeshje.

Duke u munduar të gjejë një arsye, Solskjaer tha që ngjyra e mbuluesve të ulësve nuk ndihmonte fare.

“Nuk duhet të ketë një arsye, në të vertetë”, tha ai, “por, kur lojtarët duhet të pasonin shpejtë, nuk e dallonin bashkëlojtarët, sepse ngjyra e ulësve me atë të fanellave ishte krejtësisht e njejtë”.

United ka ndryshuar tani ngjyrën e mbulesës së ulësve nga e kuqe në të zezë. Djajtë e kuq atë ndeshje e fituan 2-1, përballë Brighton-it.

“Jam shumë i lumtur që nuk kam nevojë të përballem me të kuqën me”, ka mbyllur Solskajer.

Ndeshjen e radhës në “Old Trafford”, United e luan përballë Granada-s në Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore