Sport

Solomon zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës


Futbollisti i skuadrës së Ballkanit, Theophilus Solomon, është zgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së 13-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi nigerian ishte futbollisti kryesor në fitoren që skuadra e tij arriti të fitojë ndaj Dritës me rezultat 2:0, duke shënuar dy golat e kësaj sfide.

Me këtë fitore, Ballkani siguroi vendin e parë në tabelë, me 24 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Drita e Gjilani që renditen në pozitat dy dhe tre.

25 vjeçari po kalon në një formë mjaft të mirë, që nga transferimi në klubin e Ballkanit, derisa ky ishte goli i tretë i realizuar nga ai.

Kujtojmë që Solomon u transferua nga klubi nga Kuvajti, Qadsia SC, si një transferim i lirë, derisa në të kaluarën ai ka luajtur për klube të shumta kroate, kurse për dy vite qëndroi edhe te Partizani i Tiranës.

Atij iu dha çmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregare, që po vazhdojnë pas çdo jave të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore