Sport

Sofia Goggia fiton zbritjen e Crans Montana


Sofia Goggia e pamposhtur në zbritje: në Crans Montana vjen fitorja e tretë sezonale radhazi në disiplinë, e dhjeta në total në Kupën e Botës. Në podium gjithashtu edhe çekja Ledecka dhe amerikania Johnson.

Sofia Goggia konfirmohet skiatoria më e shpejtë në botë: 28 vjeçarja bergamaske ka fituar zbritjen (dishezën) e Crans Montana (Zvicera). Sprovë e shkëlqyer e kampiones olimpike aktuale në këtë specialitet. Suksesi i dhjetë në karrierë (i treti rresht në sezon pas Val d’Isere dhe St.Anton). Ajo e fitoi garën me kohën 1’10”10. Goggia konfirmohet në krye të klasifikimit të Kupës së Botës në zbritje me 380 pikë.

Ka qenë një garë e kushtëzuar nga era, me nisje të ndërprera nga koha e keqe, por dhe nga rrëzimi i Stephani Venier (fatmirësisht pa pasoja të rënda). Në pod edhe çekia Ester Ledecka (+0”20) dhe amerikania Brezzy Jonson (+0”57).

Goggia: “Kishte shumë erë që në zbritjen e parë. Kur pashë që isha përpara në klasifikim u gëzova. Nuk prisja të fitoja. Bora po bëhej më gjithnjë e më e trashë. Por zbritja ishte e shkurtër dhe kishte pak pika ku mund të bëhej diferenca. I Kam dhënë me sa fuqi kisha, por me kushte kaq të ndryshueshme nuk është kurrë e lehtë të skiosh”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore