Sport

Sociedad-i, sukses në Kupën e Spanjës pas 34 vitesh


Real Sociedad-i është shpallur ekipi fitues i Kupës së Mbretit në Spanjë, për edicionin 2019/20, pasi mundi Athletic Bilbao-n në finale. Ndeshja i përkiste sezonit të kaluar të Kupës, por u shty për shkak të pandemisë dhe u luajt të shtunën e 3 prillit.

Sociedad-i iu fal golit të kapitenit, Mikel Oyarzabal-it. Spanjolli shënoi në minutën e 63-të të takimit me anë të një 11-metërshi. Mjaftoi ai gol për ta rikthyer Sociedad-in te titulli kampion në Kupë, pas 34 vitesh.

Suksesi i fundit për Sociedad-in në Kupë ishte në sezonin 1986/87. Ndërkohë që në sezonin 1987/88 nuk arriti ta fitonte. Numri total i trofeve të Sociedad-it në Kupë shkon në tre tashme. Në krahun tjetër, Bilbao ka humbur 15 finale të Kupës dhe ka fituar 23.

Më 17 prill, për Bilbao-n do të ketë një tjetër finale. Ate të Kupës së Mbretit për sezonin 2020/21 dhe përballë do të ketë Barcelona-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore