Shqipëria

Socialistëve iu ndalohen 5 aktivitete, “abuzim me fondet shtetërore për qëllime elektorale”


Plot pesë aktivitete të socialistëve janë ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të mërkurë të 22 marsit.

Kjo, pasi janë kategorizuar si abuzim me fondet shtetërore për qëllime elektorale.

Bëhet fjalë për një që ministrja e Kulturës, Elva Margariti do të zhvillonte në datën 24 mars në orën 14:00.

Ajo kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin digjital për audiovizivën” dhe ishte planifikuar që të mbahej në ambientet e Ministrisë së Kulturës.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, duket se është edhe më i ndëshkuari.

Atij i janë është ndaluar zhvillimi i tre aktiviteteve.

Bëhet fjalë për një inspektim punimesh në rrugën e fshatit Zhulat, dhe dy të tjera që fokus kanë pasur turizmin dhe të rinjtë, përgatitjes e studentëve për tregun e punës si edhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

Në një nga këto takime do të ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, drejtuese e Partisë Socialiste në Gjirokastër.

Një tjetër kryebashkiak i ndëshkuar është Redjan Krali i Kavajës.

Atij i është ndaluar që të bëjë një takim me ekselentët e qytetit, ku i pranishëm do të ishte edhe deputeti socialist, Etjen Xhafa.

Ai do duhej ta kishte zhvilluar sot në orën 16:30, por KQZ ka ndaluar zhvillimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore