Aplikacione

Snap-i nxit blerjet përmes realitetit të shtuar


Kompania Snap do të prezantojë veçori të reja për ta bërë më të lehtë për markat të krijojnë përvoja të blerjeve përmes realitetit të shtuar në aplikacionin Snapchat.

Ajo ka nxjerrë kamerën me madhësi xhepi të quajtur Pixy, e cila mund të fluturojë disa metra mbi pronarin e vet për të bërë foto dhe video përpara se të zbresë në pëllëmbën e dorës.

Pixy do të kushtojë 230 dollarë dhe do të shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francë.

Lëvizja tregon fokusin e kompanisë gjatë viteve të fundit në realitetin e shtuar (AR), një lloj teknologjie që përmirëson fotot, videot ose përvojën e botës reale me imazhe të kompjuterizuara.

“Besojmë se ka një sasi të madhe mundësish për të ndërtuar mjete që janë të lidhura me atë që shohim përpara nesh”, ka thënë Bobby Murphy, bashkëthemelues dhe shef i teknologjisë në Snap.

Gjithashtu kompania po nxjerr një veçori të re të quajtur Dress Up në Snapchat në të cilën përdoruesit mund të shfletojnë filtrat e blerjeve të realitetit të shtuar që i lejojnë ata të provojnë veshjet dhe aksesorët.

Tanimë, Snapchat-i ka më shumë se 600 milionë përdorues mujorë globalisht, nga 500 milionë vitin e kaluar.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore