Sport

Slot nga “Air Albania”: Mrekulli të jesh në finale


Arne Slot, trajneri i Feyenoord, në prag të finales kundër Romës në konferencën zyrtare për shtyp, u shpreh se ndihet i lumtur që janë në finale.

Sipas tij, pavarësisht se Roma ka më shumë tifozë, “ne nuk e ndiejmë presionin”.

Ndër të tjera, ai foli për rivalin e tij në këtë ndeshje, portugezin Jose Mourinho.

“Jose ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Përveç Mourinho, mund të përmendësh edhe më shumë trajnerë që kanë vënë firmën e tyre në një ekip dhe e kanë kombinuar atë me trofe. Kjo është jashtëzakonisht e bukur”.

Solt tha se “është e mrekullueshme të arrish në finale, por do të jetë edhe më bukur nëse fitohet”.

“Sigurisht, ndonjëherë trajneri bën ndonjë surprizë, por do të habitesha nëse do të hasim diçka që do të na befasojë plotësisht”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore