Sport

Skuadrat me më shumë trofe të Kupës FA


Kupa FA është ndër kompeticionet më të vjetra në futboll, e filluar në sezonin 1871/72. Në sezonin aktual në finale të Kupës FA do të përballen Chelsea dhe Leicester-i. Ndeshja do të luhet të dielën në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Klubi i parë që ka fituar Kupën FA ishte Wanderers-i në 1872. Shumë prej klubeve të para që garuan dhe e fituan trofeun tashmë nuk janë të njohur ose janë shpërbërë si në rastin e Wanderers-it, klub i cili u shpërbë në 1883.

Ndër klubet më të njohura që fituan trofe në vitet e para të krijimit të këtij kompeticioni ishin Blackburn Rovers-i në 1884 dhe Aston Villa në 1887 etj.

Cili klub ka fituar më shumë trofe të Kupës FA?

Nga Wanderers-i në 1772 deri tek Arsenal-i i 2020, janë 43 fitues të ndryshëm, që mund të bëhen 44 nëse Leicester-i e fiton kupën të dielën.

Arsenal-i fitoi trofeun e fundit të Kupës FA në 2020, duke mundur në finale Chelsea-n dhe duke arritur në 14 trofe të tillë, duke qenë skuadra me më shumë trofe. Topçinjtë trofeun e parë të Kupës FA e fituan në 1930, 90 vjet më parë.

Lista e ekipeve me më shumë trofe të Kupës FA:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore