Sport

Skuadrat me më shumë penallti të fituara që nga sezoni 2018/19, kryesojnë ballkanasit


Observatori i futbollit “CIES” ka publikuar raportin më të fundit. Bëhet fjalë për skuadrat që kanë fituar më shumë penallti që nga sezoni 2018/19.

Sipas “InStat”-it të “CIES”-it, skuadra serbe Cervena Zvezda kryeson listën. Ata marrin një penallti për çdo 239 minuta loje.

Nga pesë ligat më të forta të Evropës, Manchester United renditet i pari. “Djajt e Kuq” fitojne penallti për çdo 299 minuta. Pas tyre vjen PSG-ja, Lazio dhe Inter-i.

Përsa i përketë golave të shënuar në penalltitë e marra, Real Madrid-i i ka shënuar të 24 penalltitë që ka fituar.

Ndërsa, skuadra që ka shënuar më pak nga “top pesë ligat” është Montpellier-i në Ligue 1. Francezët kanë shënuar 8 nga 14 penalltitë e fituara ose 57%.

Renditja nga sezoni 2018/19 në 5 ligat më të mira:

1-Manchester United: një penallti çdo 299 minuta (realizimi 78%)

2-Paris Saint-Germain: një penallti çdo 305 minuta (realizimi 86%)

3-Lazio dhe Inter: një penallti çdo 315 minuta (realizimi 79% dhe 84%)

4-Milan dhe Juventus: një penallti çdo 324 minuta (realizimi 78% dhe 87%)

5-Olympique Lyon: një penallti çdo 327 minuta (realizimi 81%)

6-Lille dhe Lens: një penallti çdo 354 minuta (realizimi 81% dhe 87%)

7-Monaco: një penallti çdo 369 minuta (realizimi 87%)

8-Real Sociedad: një penallti çdo 374 minuta (realizimi 78%)

9-Villareal dhe Sampdoria: një penallti çdo 386 minuta (realizimi 84% dhe 81%)

10-Strasburg: një penallti çdo 389 minuta (realizimi 79%)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore