Bota

Skocia ndërpret eksportin drejt BE-së


Peshkatarët skocezë kanë ndaluar eksportet në tregjet e Bashkimit Evropian (BE).

Burokracia e shkaktuar si pasojë e Brex-it shtoi koston monetare dhe kohën, prandaj u vendos ndalimi i tyre.
Realizimi i eksportit kërkon përmbushjen e disa detyrimeve siç janë certefikata shëndetësore, dokumentat doganore dhe disa dokumenta të tjerë.

Pronarët e bizneseve janë shprehur që transport i disa dërgesave të vogla drejt Francës dhe Spanjës, me qëllim testimin e sistemeve të reja, i’u është dashur pesë orë kohë për të marrë një certefikatë mjekësore.

Certifikata shëndetësore është dokumenti paraprak me qëllim marrjen dokumentave të tjerë për në doganë.
Në javën e parë të punës pas Brex-it dërgesat njëditore kanë marrë më shumë se tre ditë kohë.

Shoqata Skoceze e Ushqimeve të Detit, është shprehur që për shkak të vonesave, peshkatarët janë këshilluar “të kufiziojnë peshkimin”, pasi vonesat në transport sjellin “pasiguri” nëse peshqit do të dilnin në treg.

Sekretari i shtetit të Skocisë, David Duguid,  tha që Partia Kombëtare Skoceze është “duke punuar shumë” për të ndihmuar firmat që të marrin dokumentet në rregull dhe i hodhi fajin qeverisë Mbretërisë Bashkuar.

Ndërsa, Jimmy Buchan, anëtar i Shoqatës skoceze për ushqimet e detit u shpreh se problem është “padyshim në Skoci në qendrat para dërgimit”.

Ai tha se nuk kishte mjaft veterinerë, të nevojshëm për të lëshuar dokumente shëndetësore, në qendrat e logjistikës së Skocisë Qendrore.

“Kamionëve i’u duheshin gati pesë orë për t’u pastruar, gjë që duhej të zgjaste 45 minuta”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore