Lajme

S’kisha fuqi politike për bisedime para pushtimit të Ukrainës, Merkel për “Spiegel”


Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një interviste për gazetën “Spiegel”, ka pranuar se nuk ka pasur fuqi politike për të zhvilluar bisedime me Vladimir Putinin përpara luftës në Ukrainë, në mënyrë që të shmangej pushtimi.

Sipas fjalëve të Merkel, ka pasur një plan të mirëfilltë, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të pasur një format bisedimesh me Putinin brenda Këshillit të Evropës, në vitin 2021.

Kjo periudhë përkon edhe me verën e fundit, në të cilën Merkel ka qenë në krye të Kancelarisë.

Mirëpo asgjë nuk u arrit, për shkak të fuqisë politike së cunguar të çastit.

“Unë nuk e kisha më fuqinë për të shtyrë në këtë dialog, sepse ju e dini se çfarë flitej asokohe: Merkel do të ikë në vjeshtë. Ndaj, nuk isha politikisht e fuqishme për të biseduar me Putinin më”, parashtroi ai.

Ndër të tjera, kancelarja gjermane e përshkroi situatën edhe si një pamundësi për të ndryshuar mendjen e kreut të Kremlinit, mbi planet që ai vetë mund të ketë pasur në vijimësi të politikës që ndjek Moska karshi vendeve të tjera fqinje dhe atyre evropiane.

Një “vizitë lamtumire” në fakt, ajo e pati në gusht 2021 – kohë kur edhe mendohej se bisedimet e mundshme do të zhvilloheshin – në Moskë, pasi edhe e flet rrjedhshëm rusishten.

Mbi të, Merkel ka marrë një mesazh të qartë. Atë se Vladimir Putinit, nuk i intereson asgjë, përveçse pushteti.

Megjithatë, mundësia është krijuar me largimin e saj nga politika, për të pasur qasje të reja ndaj problemeve që përfshijnë Rusinë, duke shtuar këtu përtej Ukrainës, edhe çështjet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi, ku Moska ka përfshirje.

Vetë Kremlini është i qartë se konflikti të Ukrainë përmbyllet vetëm me zbatimin e kushteve të vendosura nga Moska.

Mirëpo kjo, nuk do të ndodhë, në bazë të deklarimeve të mëparshme të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore