Shqipëria

Skënderbeu në Budapest


Bashkia Tiranë i ka dhuruar Bashkisë së Budapestit bustin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, të hënën e 5 qershorit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Budapestit, për ta dorëzuar këtë dhuratë “në shenjë të miqësisë mes dy heronjve kombëtar Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”.

Gjithashtu dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur me anë të një postimi në median sociale Facebook, vendosjen e bustit të heroit kombëtar në qendër të Hungarisë.

Ndonëse inaugurimi i bustit të Skënderbeut u shty me dy vite për shkak të pandemisë, sipas njoftimit të kreut të Bashkisë së Tiranës, tanimë do të qëndrojë në Parkun Qendror të Budapestit.

“Kjo vepër e Odhise Paskalit është riprodhuar nga mjeshtri Agim Rada”, shkruan ndër të tjera Veliaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore