Lajme

Skenderaj: Një i vdekur dhe dy të plagosur pas një mosmarrëveshje


Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur në lënduar në fshatin Baks, në Skenderaj, pas një mosmarrëveshje, njofton Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Fixhrije Pllana, ka treguar për Albanian Post, se policia ka kuptuar për rastin saktësisht në orën 19: 04.

“Është raportuar për një mosmarrëveshje në fshatin Baks, të Skenderajt”, ka deklaruar ajo.

“Kemi tre te plagosur fillimisht dhe më pas njeri prej tyre ka ndërruar jetë”.

Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes.

Policia nuk ka bërë të ditur as për ndonjë të arrestuar deri në këto momente.

Sa u përket dy të plagosurve nga QKUK kanë thënë se “gjendja e tyre është stabile, derisa do të lëshohen së shpejti në shtëpi”.

“Njëri nga të plagosurit ka plagë në këmbë, teksa tjetri në pjesën abdominale”, ka deklaruar doktoresha kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore