Kosova

Skenderaj: Konflikt fizik mes vëzhguesit të VV-së dhe atij të PDK-së


Dy vëzhgues, njëri nga Lëvizja Vetëvendosje – Ilir Munishi dhe tjetri nga Partia Demokratike e Kosovës, Kushtrim Fazliu, janë kanë pasur një konflikt fizik në një qendër vendvotimi në komunën e Skenderajt.

Rasti saktësisht ka ndodhur në fshatin Prekaz i Epërm.

Zyra për media e Policisë në komunën e Skenderajt ka konfirmuar për Albanian Post se vëzhguesi nga LVV, është në proces të intervistimit në stacionin policor të komunës së Skenderaj.

Rasti ka ndodhur për shkak se vëzhguesi i PDK-së kishte kërkuar atij të LVV-së që të identifikohej me kartelë identifikuese pasi që nuk po i përmbahej rregullave.

Pas këtij konflikti me fjalë, ka filluar edhe sulmi fizik për të cilin vëzhguesi i LVV-së Munishi pretendon se është sulmuar nga vëzhguesi i PDK-së Fazliu.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore