Film

Skandali seksual i Clinton-Lewinsky, pjesë e një seriali


Së shpejti do të mund të shohim skandalin e shumëpërfolur seksual Clinton-Lewinsky në një serial.

Kanë kaluar më shumë se 23 vite nga skandali seksual, që përfshiu ish-presidentin amerikan, Bill Clinton me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.

Bill Clinton u bë i pari president pas 100 vitesh, për të cilin Kongresi Amerikan e vuri në aktakuzë, duke kërkuar hetimin e plotë për të gjithë ngjarjen.

Duket se i gjithë ky skandal shumë shpejt do të publikohet në formën e një seriali televiziv. Seriali do të publikohet në muajin shtator të këtij viti në “FX” me titullin “Impeachment: American Crime Story” dhe është prodhuar nga vetë Monica Lewinksy, e cila u gjet në epiqendrën e vorbullës së skandalit seksual.

Frymëzuar nga pjesa e shkruar nga Jeffrey Toobin “A vast conspiraty”, seriali do të jetë kapitulli i tretë i serive “American Crime Story”, ku dy sezonet e para i janë kushtuar historisë së O. J. Simson dhe vrasjes së stilistit italian Gianni Versace.

Në rolin e Levinskit do të jetë aktorja dhe këngëtarja Beanie Feldstein, ndërsa aktrori Clive Owen do të interpretojë ish-presidentin Clinton.

Në role të tjera do të jenë Edi Falco si Hillary Clinton dhe Sara Paulson si Linda Tripp.

Vitet e fundit Monica Lewinskyn e kemi parë si shkrimtare, aktiviste dhe, së fundmi, si producente e një kompanie produksioni të quajtur “Alt Ending”.

Në vitin 2014, Monica Lewinsky jep një intervistë të gjatë për revistën “Vanity Fair”, ku shpreh të gjitha opinionet dhe analizon situatën e krijuar në vitin 1998, kur përfundoi në qendër të uraganit mediatik, duke i shkaktuar trauma për sa i përket gjendjes emocionale dhe shpirtërore.

Një vit më vonë, Monica u shfaq me dokumentarin “Çmimi i turpit”, të cilin e ndoqën mbi 20 milionë spektatorë.

Nga ajo kohë, të gjitha fushatat e saj me qëllim sensibilizimi kundër bullzimit virtual apo çdolloj forme ngacmimi apo intimidimi online, janë përgëzuar dhe përkrahur nga mediat e ndryshme.

Vitin e kaluar, Clinton u shpreh në dokumentarin e quajtur “Hillary” për arsyen e tradhtisë ndaj bashkëshortes së tij.

Ai pranoi se kjo ishte një ndër ato gjëra, të cilat ai e bëri për të menaxhuar ankthin si drejtues i shtetit.

“Jeta në Shtëpinë e Bardhë më dukej si një ndeshje boksi, ku duhet të merrja pjesë çdo ditë. Lodhja, ankthi dhe stresi më çonin drejt zgjedhjeve të gabuara”, tha Clinton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore