Viti 2020-të ishte një vit i vështirë, me shumë sfida. Por përpos gjithë vështirësive, benefiti i vetëm i këtij viti duket se ka qënë shtimi i lexuesve.
Albanian Post, ka bërë një vëzhgim në disa prej librarive të Tiranës. Pandemia ka çuar në rritje të njerëzve që dëshirojnë të lexojnë. Kjo është konfirmuar edhe nga shitësit e librarive.
“Këtë vit ka patur rreth 20% më shumë blerje se vitin e kaluar. Është rritur ose ngjallur një dëshirë për të lexuar më shumë gjatë izolimit. Ka qenë një periudhë jo e këndshme, që ka ndikuar të paktën në disa faktorë pozitivë siç është rritja e lexuesve” -rrëfeu Ariana Gaxha, koordinatore në librarinë Tirana Times.
Shqiptarët kanë filluar të kultivojnë kulturën e të lexuarit më shumë, kjo për shkak edhe të një lloj paniku dhe frike që u shkaktua gjatë izolimit. Shumë nga qytetarët nuk dinin si të kalonin kohën.
Sipas Gaxhës, librat që janë shitur më shumë ishin klasikët. Njerëzit filluan t’ iu riktheheshin librave klasikë, dhe sidomos atyre që ishin shkruar në kohë sëmundjesh, si “100 vjet vetmi” nga Grabiel Gracia Marquez, Albert Camus, apo “Letra e Milenës” nga Franc Kafka, e shumë të tjerë.
Porosi të shumta ishin dhe për libra psikologjikë, kryesisht ato që ishin fokusuar te ‘inteligjenca emocionale’ , pasi shumë nga njerëzit filluan të kishin probleme dhe kaluan në gjendje ankthi gjatë pandemisë.
Një nga sfidat më të mëdha për libraritë e qytetit ka qënë shitja online.
“I gjithë komunikimi është bërë online dhe jo në librari sic jemi mësuar, kur klientët zgjidhnin librat vetë dhe ne i këshillonim. Online ka qënë më e vështirë, sepse e gjitha duhet të ishte në formë digjitale”-tha Ariana Gaxha.
Ulja e çmimeve të librave kanë qenë faktor stimulues, gjithashtu, gjatë kësaj kohë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Adelina, e emocionuar ndaj lavdatave për Kurtin e Osmanin, gojëmbyllur karshi përbuzjeve mbi krerët e UÇK-së
-
Leah Remini thotë se “nuk është kurrë vonë për të vazhduar shkollimin”, pasi ajo fitoi diplomën e kolegjit në moshën 53 vjeçe
-
Daphne Joy akuzon 50 Cent-in për “përdhunim” e “abuzim fizik” si dhe “mos interesim për djalin e tyre”
-
Pse Kate Middleton donte të jepte lajmin për kancerin e vetme pa princin William pranë saj?
Lajmet kryesore
-
Bislimi – për të përfituar nga fondet e BE’së – pranon të nënshkruajë marrëveshje ndërkufitare me Malin e Zi
-
Blerina Bala në krye të Himarës, Rama: Shumica e himariotëve nuk i përket llogores së konfliktit
-
Jeffrey Donaldson jep dorëheqjen si lider i Partisë Unioniste Demokratike
-
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht votimit të Serbisë në KiE