Sport

Sirena turke për Hazard


Eden Hazard nuk është i pashitshëm për Real Madrid-in. Carlo Ancelotti e ka të qartë formacionin e madrilenëve dhe belgu nuk është pjesë fillestare e tij.

Edhe pse erdhi me bujë të madhe nga Chelsea në 2019, ku spanjollët paguan 115 milionë euro, dëmtimet e shumta kanë bërë që ai të humbas një pjesë të madhe të ndeshjeve me Real-in.

Sipas medias turke “Fotomac”, Galatasaray do të ishte interesuar për nënshkrimin e Hazard në këtë pjesë të fundit të merkatos.

Pala turke duket e gatshme të bind si lojtarin, ashtu dhe klubin medrilen për ta lënë të lirë atë.

Në fakt, Vinicius Junior dhe Rodrygo kane treguar se janë para Hazard-it në formacionin e Real-it. Ndaj në rast të një oferte të kënaqëshme, madrilenët do të hiqnin dorë prej tij.

Kapiteni i Kombëtares së Belgjikës, Hazard, përgjatë tre sezoneve të fundit, që është pjesë e madrilënve, pa përfshirë aktualin, është paraqitur në vetëm 67 takime. Gjashtë gola dhe 10 asistime mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore