Kampionate

Sirena shkëmbimi midis Juventus-it dhe Manchester City-t


Në kohën kur pandemia e Covid-19 është akoma aktive, klubet e futbollit kanë jo pak humbje si pasojë e mos lejimit të tifozëve në shkallët e stadiumeve, kjo ka ndikuar edhe në tregun e transferimeve, ku një pjesë e mirë e transferimeve kryhen në formën e huazimeve ose të shkëmbimit të lojtarëve.

 

Bardhezinjtë dhe citizens po mendojnë shkëmbimin, Paolo Dybala me Riyad Mahrez. Numri 10 i juventinëve ka një kontratë që skadon në verën e 2022 dhe po haset vështirësi në rinovimin e saj, ndërkohë, Mahrez ka kontratë deri në verën e 2023 me City-n.

Duke parë edhe vitet në kontratat respektive të dy lojtarët kanë vlera të përafërta në merkato, midis 70-80 milionë euro.

Ylli i Juventus-it këtë sezon nuk po kalon një moment të mirë, ka luajtur tetë ndeshje në kampionat dhe pesë në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar nga një gol, për kompeticion.

Mahrez, ndryshe nga Dybala, ka luajtur 10 ndeshje në Premier Ligë, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar një asist, pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe tre ndeshje në Carabao Cup ku ka shënuar edhe një gol./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore