Film

Sir Ian McKellen “rinia, seksualiteti, karriera dhe vdekja”


Si ja dalin aktorët deri në 80-at, e 90-at, e pyes unë [Tom Lamont] Ian McKellen-in, kur artistët e disiplinave tjera shuhen shumë më herët?

“Kësi soji është natyra e punës, që na lejon të vazhdojmë tutje, mendoj unë, e jo natyra e asaj se çfarë njerëz jemi ne. Mos harroni, aktorët janë vetëm përçues, e jo burimi. Pra ne nuk jemi – themi, si shkrimtarët, kompozitorët, piktorët – që duhet t’a riimagjinojmë botën rreth ose brenda nesh. Neve na jepet materiali. Ne vetëm duhet t’i japim jetë atij materiali. Disa aktorë penzionohen, por zakonisht sepse nuk mund ti mbajnë mend fjalët. Kjo s’më ka ndodhur mua ende, fatmirësisht, për momentin”.

Kur McKellen ishte djalë i ri, ai ra në dashuri me një vajzë në pushime verore, të quajtur Wendy. Ata i shkruan letra njëri tjetrit për një kohë. Ishin diku 10 vjeçarë. Dhe kaq ishte, kjo ishte lidhja e fundit heteroseksuale e tij. Kur McKellen ishte adoloshent ai e dinte tashmë që ishte gay. Nëna e tij vdiq nga kanceri i gjirit në atë kohë, dhe ai s’pati mundësi ti tregonte asaj për këtë gjë. Ndoshta në Mançesterin e Madh në vitet e 50-a (McKellen ishte rritur në Burnley, Wigan, Bolton) nuk do të kishte qenë e mundshme të flitej shumë për këtë gjë. Fakti se që të dy prindërit e tij të dashur ndërruan jetë pa e ditur këtë fakt esencial të jetës së tij, për të është gjë që ai ndjen pendesë të madhe.

Fshehja seksualitetit, sidoqoftë, u bë një gjë tepër e dobishme për karrierën e tij. Të qenit gay në atë kohë ishte edhe domosdoshme të kishe talent për fshehtësi. Dhe në profesionin e aktrrimit kjo gjë ishte e nevojshme e talentit të tij. Ai mori pjesë në shfaqje si student në Cambridge – duke ndjerë se këtu do t’i takonte ‘queer’-ët e tjerë – dhe më vonë pas diplomimit ai u punësua në teatrin rajonal në Coventry.

E pyeta nëse kur ishte i ri binte shpesh në dashuri, dhe në të përgjigje ai e këndon një pjesë të këngës së Rodgers dhe Hammerstein. “A e dini atë tekstin e South Pacific? ‘Mund të shohësh një të panjohshëm, në një dhomë përplot me njerëz, dhe disi e din, e do ta dish edhe atëherë kur, që diku do e sheh përsëri e përsëri’. Mirëpo, atë ndjenjë e dalloj. Por, jo, nuk besoj se kam qenë dikush që bie vazhdimisht në dashuri. Herët në jetë, kam jetuar me njerëz në një – epo, gjë që sot do të quhej martesë, ma merr mendja. Dhe kjo m’u përshtat fort mirë. Kështu që nuk isha duke kërkuar gjë. Nuk kisha nevojë”.

A i ke ende ato letra?

“I kam”, thotë McKellen, “Por janë të dhimbshme të lexohen. S’mund ta bëj veten ti lexoj. Të kthen mbprapa shumë shpejtë. I kupton gabimet që ke bërë. Dhe pastaj ka pendime. Nëse është një letër e lumtur nga dikush që e don, dhe kanë vdekur, ke ndjenja të përjzera”. Folëm për rreziqet e të qenit gay në vitet e 60-a dhe 70-a. Ai njihte njerëz që janë arrestuar, vetëm për shkak se kanë bërë seks; por McKellen pranon se në pjesën më të madhe të rinisë së tij i kishte injoruar ligjet diskriminuese në Britani. Si një gay nën mbulesë dhe në një lidhje stabile, ai besonte se kështu duhej. “Nuk ndihesha pafavorshëm nga ligjet e ashpra që mbizotëronin në atë kohë. Ligjet ishin absolutisht të dhunshme, por nuk i merrja personalisht. Dhe unë fillova të reflektojë mbi to, e të kuptoja peshën e situatës, vetëm atëherë kur qeveria Thatcher vendosi të prezentonte legjislacionin e parë anti-gay brenda natës, pas 100 vjetësh. Atëherë e mora personale”. Për të bërë pohimin e tij politik, a e zbuloi seksualitetin e tij. Ai është në fund të katërdhjetave të tij, tanimë aktor i mirënjohur në skenë e në ekran.

Në punën e tij në Coventry, ai luajti Shakespeare-in, e pastaj edhe në Stratford. Një vlerësim i mirë në gazetë kombëtare bëri që ai të kishte agjent dhe kjo ishte fillimi për të. Kur McKellen ishte tridhjet vjeç ai luajti Richardin II në një produksion të famshëm, me të cilën edhe shkoi në festival të Edinburgut i cili u shfaq edhe në televizion. Kritiku televiziv i dramës Harold Hobson e përshkroi atë si një aktor me “prezencën e parrëfyeshme të vetë Zotit”. Duke u ngritur mbi këtë sukses, ai e provoi veten në Hamletin në 1971-ën. “Ne e luajtëm në Edinburg, e luajtëm në Londër, isha shumë i lumtur. Poo-oo-ooo-r, nuk isha shumë i mirë me pjesët”. Hobson, që dikur e lavdonte, shkroi se pjesa më e mirë e dramës së McKellenit në Hamletin, ishte kur u mbyllën perdet.

Më herët, kur McKellen po fliste për produksionin e parë të Hamletit në 70-at, ai po lëvdonte të gjithë stafin realizues të Hamletit, me një buzë të mërzitur, pasi që edhe të gjith aktorët në atë shfaqje kishin vdekur tashmë. Gjithë ditën, vargjet që recitonte instinktivisht nga Hamleti ishin për vdekje, “vendi i pazbuluar nga rrëkea e së cilit asnjë udhëtarë nuk kthehet më”, ofshanë ai. McKellen thotë se nuk shpreson në jetë të përtejme, kur të shkojë.

“Mendoj se kam vendosur qe shumë kohë që kaq është e tëra. Jeta nuk është përgaditje për amshim. Ndoshta edhe jam në qejf për një goditje të bukur. Një befasi. Jo. Vdekja është vdekje. Atëherë, me çka e kam çuar jetën? Nëse kjo është e vetmja jetë që kam? Mirë, unë besoj që kam gjetur gjënë ku kam qenë i mirë. Ndjej se ky ka qenë kontibuti im… Pyes veten, si do të jetë? A do të paraprihet me tërbim kundër dritës? A do më dhemb? Sepse e kam të qartë se po më afrohet”, me një gjysmë të foluri dhe gjysmë fishkëllime, McKelleni tani recitonin vargun tjetër të Hamletit “Po të mos jetë tani, prapëseprap do të vie – gatishmëria ime është e plotë”.

Pjesë e përkthyer dhe përshtatur prej “The Guardian” për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore