Bota

Singapori do të përdorë të dhënat e TraceTogether për hetime penale


Singapori ka pranuar që të dhënat e marra nga aplikacioni ” TraceTogether” për gjurmimin e kontakteve të Covid do të  mund të aksesohen nga policia.

Ky vendim  përmbys të sigurimet e mëparshme që iu bënë popullsisë në lidhje me  privatësinë.

Zyrtarët e lartë  kishin sqaruar më parë se të dhënat  nuk do të përdoreshin për asnjë qëllim tjetër përvecse gjurmimit të virusit.

Në kundërshtim me deklaratat e mëparshme parlamenti deklaroi  më 4 janar se  këto të dhëna do të përdoreshin dhe për  “hetime penale”.

Rreth 80%  e banorëve  janë regjistruar në aplikacionin  TraceTogether. Ky aplikacion përdoret për të kontrolluar vendodhjen.

Përdorimi i aplikacionit u rrit, pasi në vend u njoftua se së shpejti do të ishte i nevojshëm përdorimi i aplikacionit,  për të hyrë që nga supermarketet  deri në vendin e punës.

Programi TraceTogether mund të përdoret si aplikacion nga një smartphone nëpërmjet Bluetooth-it ose Token-it.  Ai monitoron gjithashtu se me kë keni qenë në kontakt.

Nëse dikush rezulton pozitiv me virusin,  këto të dhëna do të lejojnë gjurmuesit të  kontaktojë shpejt me  cilindo që mund të jetë infektuar. Kjo ka nxitur  shqetësime në lidhje me privatësinë. 

Fillimisht për të inkurajuar njerëzit të regjistroheshin, autoritetet e Singaporit premtuan që të dhënat nuk do të përdoren kurrë për asnjë  qëllim tjetër.

Ata deklaruan se “të dhënat nuk do të përdoreshin, vetëm nëse përdoruesi do të rezultonte pozitiv për Covid-19 dhe do të kontaktohej nga ekipi i gjurmimit të kontakteve”.

Më pas Ministri i Shtetit për Punët e Brendshme tha në parlament se ky aplikacion  mund të përdoret gjithashtu “hetime penale”.

Deklarata e privatësisë së TraceTogether u përditësua në të njëjtën ditë  me “Kodin e Procedurës Penale”, i cili do të  zbatohet për të gjitha të dhënat nën juridiksionin e Singaporit./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore