Shqipëria

Sinani në Uashington falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për mbështetje ndaj Luginës së Preshevës


Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka falënderuar Kosovën dhe Shqipërinë për mbështetjen e tyre që çështja e Luginës së Preshevës të ndërkombëtarizohet.

“Si Luginë, si Preshevë, nuk jemi pa miq. Nuk jemi të izoluar. Nuk jemi të pabashkërenduar me kryeqendrat e kombit dhe me adresat e aleatëve të shqiptarëve”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar takime të rëndësishme për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Këtë e dëshmoj edhe vizita jonë dhe takimet me nivelet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të dinamizimit të ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës”.

Ndërsa, ka shprehur falënderime dhe mirënjohje edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe drejtorit ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi.

Ish kryetarja e Preshevës në Uashington.

Ajo pos falënderimeve të përgjithshme për Kosovën e Shqipërinë, ka shprehur mirënjohje edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin si dhe për Faton Bislimin, drejtor ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

“Pa mbështetjen financiare të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z.Albin Kurti”.

Gjatë periudhës kur Sinani ka qenë në pushtet kishte kërkuar që çështja e Luginës duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe, më 11 prill, me 20 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi Komunal i Preshevës e kishte shkarkuar kryetaren Ardita Sinani nga posti i saj.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës tha se duhet të ketë unitetit mes spektrit politik shqiptarë dhe jo përçarje, për çka bëri thirrje që mos të iniciohet shkarkimi i saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore