Shëndet

Simptomat e alergjisë përkeqësohen natën


Sipas një hulumtimi të botuar në revistën “Journal of Allergy and Clinical Immunologu” është zbuluar se 74 % e personave janë të ekspozuar ndaj tre deri në gjashtë alergjenëve në dhomën e gjumit.

Sipas kësaj reviste ndër shkaqet kryesore përse alergjia juaj përkeqësohet natën ka të bëjë me anatominë themelore të njeriut.

Gjatë shtrirjes, piklat nga hunda lëvizin drejt pjesës së pasme të fytit dhe si rezultat i kësaj përkeqësohen frymëmarrja dhe kolla.

Një shkak tjetër që përkeqëson alergjinë është, myku që ndodhet në dhomën e gjumit.

Për të shmangur alergjenët në dhomën e gjumit është e nevojshme të hiqni tapetin, të lani rregullisht batanijet, çarçafët dhe mbulesat e jastëkëve. Ideale do të ishte që të laheshin çdo javë dhe në temperatura të larta për të siguruar shkatërrimin e ararëve të pluhurit.

Merimangat apo insektet e ndodhura në shtëpi, mund të jenë jenë burim i kruajtjes së syve dhe fytit. Për të lehtësuar këtë këshillohet të blini mbështjellësit rezistentë ndaj merimangave për jastëkun dhe dyshekun.

Një tjetër gjë shumë efektive është lënia hapur e dritareve, në mënyrë që dielli të hyjë brenda. Krevati duhet të preket periodikisht nga rrezet e diellit, në mënyrë që alergjenët të ngordhin.

Nëse alergjia është shkaktuar nga polenet apo ndotësit mjedisore, është mirë, që të flini me dritare të mbyllura kështu që alergjenët të mos hyjnë në shtëpi.

Para se netët tuaja të alergjisë të kthehen në makthe, përpiquni alergjinë ta bëni më të durueshme me këto truke të thjeshta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore