Sport

Simeone interesohet për ish-lojtarin e akademisë së Real Madrid-it


Diego Simeone është në kërkim të një lojtari me tipare sulmuese dhe në pah ka dalë emri i Pablo Sarabia-s, lojtarit të rritur në akademinë e Real Madrid-it.

Sarabia bëri paraqitje të mira në Euro 2020 me Spanjën. Edhe pse fillimisht nuk u preferua titullar nga Luis Enrique, ai më pas mori vendin e titullarit të padiskutueshëm në 11-en bazë.

29-vjeçari aktivizohet në Francë me PSG-në, por duket se do të kërkojë një destinacion ku mund të ketë mundësi më të medhe për të luajtur.

Problem mbetet paga e lartë që ai merr te PSG-ja, çka po ndalon edhe Monchi-n për ta rikthyer te Sevilla dhe gjithashtu shuma prej 22 milionë euro që kërkojnë francezët.

Nëse Atletico e transferonë Sarabia-n, ai do të jetë lojtari i tretë që ka dal nga akademia e Real-it dhe është transferuar te Atletico, pas Mario Hermoso-s dhe Marcos Llorente-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore