Lajme

“Simbolet Z dhe katër S-jat, dëshmojnë se sulmet janë nga Serbia dhe Rusia”, thotë Sveçla


Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se simboli Z (shenje identifikuese e rusëve gjatë agresionit të tyre në Ukrainë), dhe bluzat me simbolin “Wagner”, (grupi mercenarë rus), janë dëshmi e sulmeve të kriminelëve në Veri të Kosovës, pas situatës së krijuar atje, ku protestuesit e dhunshëm serbë kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët, dhe po ashtu edhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it.

Përmes një cicërime në “Twitter”, Sveçla ka theksuar se “simboli Z, bluzat me simbolin Wagner, kryqi me 4S janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët”.

Ilustrim

“Organizuar nga Serbia, frymëzuar nga Rusia”, shkroi ai në Twitter, duke shtuar se “idhulli i tyre është” ish-presidenti fashist serb, Sllobodan Millosheviç, dhe se “modeli i tyre” është presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Ilustrim

“Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka nënvizuar ai.

Ndryshe, në tensionet e krijuara në Veri të Kosovës, ka pasur persona të maskuara dhe me precedentë kriminal – një pjesë e tyre nuk ishin as qytetarë të Kosovës – të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it, po ashtu edhe ndaj gazetarëve.

Serbët gjatë protestave të tyre janë parë duke vizatuar nëpër automjete të policisë së Kosovës, dhe ato të KFOR-it simbolin Z, që identifikon rusët në agresionin e tyre në Ukrainë, gjithashtu kanë vizituar edhe shenjën shoviniste serbe me katër S, njashtu kanë proklamuar emrin e grupit të mercenarëve rusë Wagner, të cilët janë në shërbim të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Situata në Veri të Kosovës u tensionua pasi që kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit, Qeveria mori vendim që Policia t’i asistoi për t’i future në zyrat e tyre, çka shkaktoi reagimin e ashpër të serbëve lokalë, të cilët ishin tejet të dhunshëm në kundërshtimet e tyre.

Policia e Kosovës u detyrua që të përdorë gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i shpërndarë protestuesit e dhunshëm serbë.

Situatë më e tensionuar ishte të hënën, ku protestuesit e dhunshëm serbë u përleshën me ushtarët paqeruajtës të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga sulmet e dhunshme të serbëve mbetën të lënduar 41 ushtarë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte italianë dhe hungarezë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore