Sport

Silva konfirmon përsëri që do nuk do të largohet nga City


Bernardo Silva ishte një nga emrat më të lakuar në këtë afat kalimtar veror.

Ylli i Manchester City-t dukej fare pranë kalimit te Barcelona, megjithatë ky transferim nuk pritet të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar vetë mesfushori portugez, i cili konfirmoi përsëri që ndihet i lumtur te kampionët e Anglisë.

“Jam i lumtur këtu. Po bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar klubin. Jam i fokusuar këtu”, tha Silva, për faqen e Manchester City.

Silva i tha këto fjalë pas barazimit me rezultat 3:3 që ekipi i tij e mori në udhëtim te Neëcastle United.

Në këtë 28-vjeçari shkëlqeu duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.

Kujtojmë që përveç Barcelonës edhe Paris Saint Germain kanë shfaqur interesim për mesfushorin portugez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore