Sport

Silva informon agjentin e tij se kërkon ti bashkohet Barcelonës


Bernardo Silva ka informuar agjentin e tij se do të dëshironte t’i bashkohej Barcelonës këtë verë, zbulon gazeta “Sport”.

Pas bashkimit me Manchester City-n në vitin 2017, mesfushori 27-vjeçar raportohet se është në kërkim të një sfide të re dhe ai është i prirur të bëjë kalimin në Camp Nou pasi Barcelona zbuloi interesimin e saj për të këtë verë.

Negociatat do të zhvillohen në javët e ardhshme, pasi Blaugrana kërkon të arrijë një marrëveshje me kampionët e Premierligës, megjithëse skuadra e Pep Guardiolës thuhet se po kërkon një tarifë minimale transferimi prej 100 milionë euro për t’u ndarë me portugezin.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka bërë nënshkrimin e Silvës një objektiv prioritar këtë verë, ndërsa bisedimet vazhdojnë për një marrëveshje të mundshme që përfshin Frenkie de Jong dhe Manchester United – dhe duket sikur Silva është identifikuar si zëvendësuesi i De Jong.

Silva bëri 35 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, duke kontribuar në 12 gola.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore