Art&dizajn

Silueta e parkingjeve të veturave


Në ndërtimin e parkingjeve të makinave nuk është përdorur imagjinatë e madhe, por as edhe funksionalitet, sa i përket arkitekturës së tyre.

Por, shumë herë arkitektet kanë suprizuar me projektet e tyre që tashmë janë të njohura, ndërsa jo vetëm që janë shumë tërheqëse për syrin në pamje të parë, por edhe ndaj tyre është përdorur një arkitekturë shumë e veçantë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për parkingjet e makinave.

Në “Miami Beach” në Florida njihet një nga ndërtesat që bie shumë në sy dhe e cila tërheqë vëmendjen menjëherë.

Dhe bëhet pikërisht fjalë për një parking makinash i cili është i rrethuar i gjithi me ngjyra prej llojeve të ndryshme.

Në shumicën e rasteve përveç ventilimit qe ju bëhet, përdoren fasada të hapura për shkak të ajrosjes dhe ventilimit më të lehtë dhe më të shpejt, nga ndotja e makinave.

Një ndër parkingjet më të njohura të kompanisë së makinave Volkswagen në Wolfsburg të Gjermanisë, ku ndodhen dy kulla, nga 16-katshe, në të cilat vendosen të gjitha makinat përpara se ato t’i dërgohen blerësve.

Këto dy kulla që shërbejnë si parkingje u dizajnuan nga firma arkitekturore HENN. Makinat parkohet nga një sistem robotik i brendshëm  që i dërgon ato në vendin e caktuar. Çdo kullë ka një kapacitet të përballoj deri në 400 makina.

Një parking si ky i ndërtuar nga shumë ngjyra Santa Monica Civic, u dizajnua nga studioja e arkitektëve Moore Ruble Yudell, duke iu përmbajtur me përsosmëri të gjitha rregullave për mbrojtjen mjedisore.

Një panel diellor është vendosur në pjesën e sipërme të këtij parkingu, si për t’i krijuar hije makinave që ndodhen në katin e fundit ashtu edhe për të sjellë energji të rinovuese brenda parkingut.

Materilet që janë përdorur për ndërtimin e këtij parkingu ishin të ricikluara, ndërsa sipërfaqet e tij u lyen me bojëra që përmbanin shumë pak toksina të dëmshme për ambientin.

Ndryshe nga tjerët ky është një prej parkingjeve më të veçantë, sepse ka formën e një dune rëre dhe ndodhet në një qytet të vogël në Jug të Hollandës. Por, ai është dizajnuar nga Royal HaskoningDHV.

E veçanta e kësaj është sepse pjesa më e madhe e parkingut është nëntokë. Në vitin 2016, ai mori çmimin si ndërtesa më e mirë në Holandë.

Përveç që është një parking gjigand në këtë zonë, ai ka edhe një funksion tjetër, shërben për të mbrojtur qytetin e vogël që ndodhet shumë pranë bregut.

Një tjetër parking tejet i veçantë në mënyrën e vet, ndodhet në rrugën 1111 Lincoln të Miami Beach, të Floridas dhe u dizajnua nga firma zvicerane e arkitektëve Herzog dhe De Meuron.

Gjatë natës kjo strukturë ndriçohet nga një numër i madh dritash, prej të cilave bien në sy, për të evidentuar edhe dizajnin e saj tejet të veçantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore