Jetesë & Stil

Si t’i ndihmoni fëmijët të flenë vetëm?


Një përqindje e konsiderueshme e fëmijëve kanë probleme me gjumin. Ndaj për prindërit ndonjëherë kjo gjë bëhet shumë e lodhshme dhe rraskapitëse.

Por fatmirësisht ka disa këshilla, që mund t’i ndihmojnë fëmijët të bien në gjumë lehtë dhe të flenë të qetë.

Zgjidhni ndriçimin e zbehtë.

Shkencëtarët janë bërë më specifikë se cilën dritë artificiale duhet të shmangim gjatë natës. Gjatësia e valës ngjyrë blu në dritën e bardhë është më e keqja për të fjetur, sepse pengon lëshimin e melatoninës që na relakson dhe na bën të përgjumur. Ndaj vendosni drita të zbehta në dhomën e fëmijëve për t’i lehtësuar punë vetes.

Kontakti i lëkurës me lëkurën është i rëndësishëm.

Studimet kanë treguar që fëmijët me mungesë të konsiderueshme të kontaktit fizik me prindërit e tyre kanë më shumë kortizol të hormonit të stresit, i cili mund të çojë në shumë probleme, përfshirë gjumin e trazuar. Pra, nëse fëmija nuk ka kontakt të mjaftueshëm gjatë ditës, mos u habisni nëse nuk flen dhe natën. Ndaj sa më shumë puthje e përqafime për ata gjatë ditës.

Krijoni një rutinë gjumi.

Vendosni një kohë specifike kur fëmija duhet të shkojë në shtrat, që përfundimisht do të bëhet zakon. Por mos harroni, është e rëndësishme që fëmijët të mos kenë kontakt me lodrat apo zhurmat para gjumit, ndryshe ju pret një natë e gjatë.

Largohuni nga fëmija pak nga pak.

Niseni duke qëndruar pranë tyre në krevat, më pas në karrige dhe dita ditës zhvendosuni më tej. Është provuar të jetë efektive si tek foshnjat ashtu edhe tek fëmijët e vegjël nga shkencëtarët dhe ekspertët e gjumit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore