Për të furnizuar nevojat themelore të trupit me energji, natyrisht kaloritë janë kryesore. Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të marrin sasinë e mjaftueshme si dhe llojin e duhur të tyre.
Pavarësisht sa udhëzime diete jepen, njerëzit ende dëshirojnë atë që është përfundimisht e keqe për ta. Në një epokë kur produktet me sheqer dhe yndyrë gjenden më thjeshtë, rezistenca ndaj tyre është bërë jashtëzakonisht e vështirë.
Të ushqyerit është më shumë se sa një veprim. Ajo që një person ha, mbart gjithashtu peshë kulturore, shoqërore dhe ekonomike.
Ngrënia e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve. Të tilla si kardiovaskulare, diabeti, mbipesha dhe osteoporoza.
Pa dyshim që shumë njerëz sillen në mënyrë jo të shëndetshme rreth ushqimit; ata hanë shumë ose hanë gjëra të gabuara. Një marrëdhënie e shëndetshme me ushqimin do të thotë një mënyrë jetese e shëndetshme në përgjithësi.
Një tru i shëndetshëm ushqehet nga një dietë e ekuilibruar me një larmi ushqimesh.
Dieta mesdhetare është një nga opsionet më të mira. Hulumtimet sugjerojnë që ajo mbron aftësitë njohëse dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë së përgjithshme.
Nuk është për t’u habitur sepse dieta mbart ushqimet më të mira, duke përfshirë perimet, arrat, drithërat, peshqit dhe vajin e ullirit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve
-
Bislimi: Propozimet e Serbisë s’i pranoi as Lajçaku
-
Franca kërkon të përdorë sistemin e mbrojtjes ajrore të Greqisë për Lojërat Olimpike
-
Deputetja e LVV-së i bën thirrje prokurorisë ta hetojë ministrin Aliu për skandalin rreth ambalazhuesve të ujit