Shëndet

Si të ushqehemi dhe të mbajmë në kontroll peshën e trupit


Për të furnizuar nevojat themelore të trupit me energji, natyrisht kaloritë janë kryesore. Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të marrin sasinë e mjaftueshme si dhe llojin e duhur të tyre.

Pavarësisht sa udhëzime diete jepen, njerëzit ende dëshirojnë atë që është përfundimisht e keqe për ta. Në një epokë kur produktet me sheqer dhe yndyrë gjenden më thjeshtë, rezistenca ndaj tyre është bërë jashtëzakonisht e vështirë.

Të ushqyerit është më shumë se sa një veprim. Ajo që një person ha, mbart gjithashtu peshë kulturore, shoqërore dhe ekonomike.

Ngrënia e ushqimeve të duhura mund të ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve. Të tilla si kardiovaskulare, diabeti, mbipesha dhe osteoporoza.

Pa dyshim që shumë njerëz sillen në mënyrë jo të shëndetshme rreth ushqimit; ata hanë shumë ose hanë gjëra të gabuara. Një  marrëdhënie e shëndetshme me ushqimin do të thotë një mënyrë jetese e shëndetshme në përgjithësi.

Një tru i shëndetshëm ushqehet nga një dietë e ekuilibruar me një larmi ushqimesh.

Dieta mesdhetare është një nga opsionet më të mira. Hulumtimet sugjerojnë që ajo mbron aftësitë njohëse dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë së përgjithshme.

Nuk është për t’u habitur sepse dieta mbart ushqimet më të mira, duke përfshirë perimet, arrat, drithërat, peshqit dhe vajin e ullirit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore