Jetesë & Stil

Si të shpëtoni telefonin tuaj, nëse j’u bie në ujë?


Të gjithëve na ka ndodhur të paktën njëherë që telefoni të na ketë rënë në kontakt me ujin dhe të na jetë ngrirë gjaku sepse aty mund të kemi foto, kujtime, kontakte, mesazhe dh materiale shumë të rëndësishme.

Skenari tipik është që telefoni të na rrëshqasë nga dora dhe të bjerë në lavaman, tualet, bide ose në një pellg me ujë pas një rrebeshi. Megjithatë, jemi akoma me fat për sa kohë na bie në ujëra të ëmbla. Rreziku më i madh për qarkun e telefonit tonë është uji i kripur që ka aftësi gërryese.

 

Ekspertët këshillojnë:

Të mos e tundni kurrë telefonin, apo t’i shkaktoni goditje dhe aq më keq pastaj, t’i fryni. Këto janë gjeste që mund ta shtyjnë ujin edhe më thellë dhe sigurisht që rrezikojnë funksionimin e tij.

Hiqeni telefonin nga uji sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe një sekond më shumë mund të jetë i çmuar dhe vendimtar për shpëtimin e tij.

Fikeni dhe mos bëni gabimin ta provoni menjëherë ta ndizni: një presion i vetëm i tastit të ndezjes mund ta spostonte ujin në qark. Dhe do të ishte fundi.

Mbajeni telefonin vertikalisht dhe hiqni të gjitha pjesët që mund të ndahen si bateria, karta SIM, kasa, etj.

Mos përdoni kurrë furrën e sobës ose mikrovalën për të tharë telefonin. Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë qarkun.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore