Stil

Si të rezistojë make up-i, sa më gjatë poshtë maskës


Me përhapjen e pandemisë dhe maskave, femrave i’u lindi nevoja për një make up që të rezistojë sa më gjatë.

Ja disa mënyra që do ju ndihmojnë në përditshmëri.

Nëse ju përdorni një fondatinë kremoze, këshillohet që sipër saj të vendosni pudër pluhur ose të presuar, në varësi të llojit që mund të keni. Kjo do i japë një qëndrim më të gjatë dhe efekt më mat.

Një tjetër problem janë buzët. Edhe pse mbajtja e maskës është më e shpeshtë tani, përsëri në momentin që e heqim në lokal apo restorant, duam që buzët të na duken bukur. Sugjerohet që të përdorni buzëkuqin mat. Qëndron gjatë dhe nuk lëshon shenja poshtë maskës.

Por nëse për ju janë më praktikë buzëkuqët kremozë dhe me shkëlqim, mund të aplikoni pudër transparente pas aplikimit të buzëkuqit. Do të bëhet pak më mat dhe do të qëndrojë më gjatë.

 

Gjithashtu një produkt që po shtohet në çantat e vajzave është make-up fixer-i, i cili ndihmon për qëndrim më të gjatë të gjithë produkteve që përdorni në fytyrë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore