Pajisje

Si të ndryshoni shfletuesin në iPhone


Në shtator të vitit 2020 Apple publikoi ​​iOS 14, dhe bashkë me të aftësinë për të vendosur një shfletues të përzgjedhur personalisht  në iPhone tuaj.

Ndryshimi ishte i vogël, por kuptimplotë, pasi u dha përdoruesve mundësinë që në thelb të mos përdorin më Safari.

Safari funksionon mirë dhe ka të integruar teknologji kundër gjurmimit, por edhe shfletuesit e tjerë nuk janë të dobët.

Merrni, shembull, DuckDuckGo. Motori i kërkimit i përqendruar në privatësi bën një aplikacion të shfletuesit iPhone që “automatikisht [bllokon] gjurmuesit e fshehur të palëve të treta” dhe “[i detyron] faqet të përdorin një lidhje të koduar (HTTPS) aty ku është e disponueshme”.

Kjo eshte e mire!

Sigurisht, nuk keni nevojë të vendosni një shfletues të ri por nëse shkarkoni një shfletues tjetër në smartphone-in tuaj. Nuk është sikur ju duhet të fshini Safari ose ndonjë gjë tjetër. Në vend të kësaj, lëreni për një kohë dhe merrni një shije se çfarë tjetër ka atje.

Ja se si të ndryshoni shfletuesin tuaj të paracaktuar në një iPhone:

Shkarkoni shfletuesin tuaj të ri të preferuar nga App Store

Shkoni te Settings> Safari> App Default Browser

Dhe në fund, gjidhni shfletuesin tuaj të ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore