Aplikacione

Si të llogarisni moshën me funksionin DATEDIF të Excel-it


Për të gjetur moshën e dikujt në Microsoft Excel, mund të përdorni një funksion që shfaq moshën në vite, muaj dhe madje ditë. Ne do t’ju tregojmë se si ta përdorni këtë funksion në tabelën tuaj Excel, ju mund të shkoni aq larg sa të gjeni moshën e dikujt në një datë specifike.
 
Për t’ju treguar se si funksionon kjo, ne do të përdorim tabelën e mëposhtme. Në qelizën C2, ne kemi specifikuar datën me të cilën duam të gjejmë moshën.
Do të klikojmë në qelizën D2 ku duam të tregojmë moshën në datën e specifikuar.
 
 
Në qelizën D2, ne do të shkruajmë funksionin e mëposhtëm. Në këtë funksion, “C2” i referohet qelizës ku kemi futur datën specifike, në të cilën do të bazohet përgjigja:
 
=DATEDIF(B2,C2,Y”) në qelizën D2 në Excel.
 
Shtypni enter dhe do të shihni moshën në qelizën D2.
 
 
Dhe kështu gjen moshën e dikujt në Microsoft Excel! Kjo është shumë e dobishme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore