Aplikacione

Si të krahasoni fotot në aplikacionin Photos në Windows 11


Nëse dëshironi të krahasoni dy foto krah për krah, për të gjetur dallimet e tyre në cilësi ose ndonjë gjë tjetër, mund të përdorni aplikacionin Photos të Windows 11. Ne do t’ju tregojmë se si të krahasoni shpejt dy ose më shumë foto me këtë aplikacion.
Për të krahasuar fotot me aplikacionin Photos, së pari, përdorni File Explorer për të vendosur fotot që dëshironi të krahasoni në një dosje të vetme në kompjuterin tuaj. Më pas kliko me të djathtën në një nga këto foto dhe përzgjidh Open With > Photos.
 
Kur të hapet, sillni kursorin në fund të ekranit tuaj. Do të shihni miniaturë të fotove të tjera në dosjen tuaj aktuale. Këtu, zgjidhni foton që dëshironi të krahasoni me foton aktuale të hapur në aplikacion.
 
Aplikacioni Photos tani shfaq të dyja fotot tuaja krah për krah për krahasim.
 
Për të shtuar më shumë foto për krahasim, sillni kursorin në fund të ekranit dhe zgjidhni fotot që do të krahasoni.  Tani keni më shumë se dy fotografi të shfaqura në ekranin tuaj.
 
Dhe kjo është mënyra se si ju përdorni veçorinë e vogël dhe të lezetshme të Photos për të gjetur dallimet e imazheve!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore