Stil

Si t’i kombinoni veshjet e lëkurës


Ekzistojnë disa veshje, të cilat janë më të vështira për t’u kombinuar se të tjerat. Po mendojmë, për shembull, për veshjet prej lëkure. Për disa njerëz, veshja e rrobave prej lëkure është një sfidë më vete, pasi e kanë shumë të vështirë për t’i kombinuar me rrobat e tjera.

Por, e vërteta është se kur dini si t’i kombinoni ato me rrobat e duhura, këto veshje mund t’i japin një kthesë unike shumicës së veshjeve tuaja dhe ju thjesht do të dukeni mahnitëse.

Ekzistojnë disa mënyra për t’i veshur e kombinuar ato. Ja disa prej tyre:

Minifunde dhe stili i tyre elegant

Një minifund lëkure, jo vetëm që do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të holla dhe më të gjata, por kjo veshje është jashtëzakonisht elegante. Nëse keni ije më të gjera, rekomandohet që të blini minifund të zi dhe ta kombinoni atë me çizme të zeza.

Xhaketa prej lëkure

Xhaketa prej lëkure është një veshje klasike që, pa llogaritur se sa vite kalojnë, është ende popullore dhe në stil, nëse dini si ta vishni. Për shembull, nëse nuk doni të dukeni e stilit rock ‘n’ roll, mund të zgjidhni një pamje të thjeshtë, të pastër, pa shumë zbukurime ose zinxhirë. Një xhaketë lëkure mund ta kombinoni me pothuajse gjithçka.

Fuqia e aksesorëve

Kuletat, dorezat ose rripat prej lëkure janë gjithmonë një zgjedhje e mirë, jo vetëm sepse ato shpesh janë shumë rezistente, por edhe sepse mund të bien në sy dhe të zbukurojnë pamjen e përgjithshme të veshjes.

Ngjyrat neon

Në kontrast me veshjet krejt të zeza, kohët e fundit, nuancat neon janë bërë një ndër më të preferuarat për shumë të famshëm. Ndërsa kërkon shumë besim dhe personalitet kur i vesh, ato mund të shoqërohen mirë me lëkurë, mundësisht e zezë për të ekuilibruar pamjen vizuale.

Lëkurë me print kafshësh

Nëse jeni një nga ata njerëz të guximshëm dhe aventureske kur bëhet fjalë për modën, mund të kombinoni printet e kafshëve me lëkurën. Këto dy tekstura të theksuara në të vërtetë duken shumë mirë së bashku, pavarësisht nga fakti që shumë njerëz mendojnë ndryshe. Kjo është pa dyshim një veshje që çdokush do të kthejë kokën për t’ju parë.

Streçet prej lëkure

Streçet, pavarësisht nëse janë prej lëkure apo thjesht pambuku, ato gjithmonë u japin një nuancë moderne dhe elegante veshjeve tuaja, për sa kohë që dini të vishni me klas. Mos harroni se nëse vendosni të vishni streçe, rekomandohet që t’i kombinoni me këmisha të gjata ose triko që mbulojnë ijet tuaja. Përndryshe, veshja mund të përçojë një shije të keqe te të tjerët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore