Aplikacione

Si të hiqni “background” nga një fotografi në Excel


Heqja e një prapavije tërheqës nga një imazh lejon audiencën tuaj të përqëndrohet në temën. Kjo nuk është diçka e pa realizueshme, ju mund ta redaktoni fotografinë duke përdorur Microsoft Excel. Ja si.

Së pari, hapni aplikacionin Excel dhe vendosni një imazh që përmban “background” që dëshironi të hiqni.

Pasi ta vendosni , do të jeni automatikisht në dritaren “Formati i Fotografisë”. Këtu, klikoni ” Remove background””, i cili gjendet në grupin “Përshtat”.

Pjesa e imazhit që është theksuar “highlighted in magenta” është zona që duhet hequr.

Microsoft Excel në përgjithësi është mjaft i mirë për të nxjerrë në pah me saktësi zonat që prisni të hiqen nga një imazh, por nuk është gjithmonë 100% i saktë. Në shumicën e rasteve, do t’ju duhet të bëni disa prekje të vogla.

Për të shtuar zonat e figurës që nuk u theksuan për heqje, klikoni “Shënoni zonat për t’u hequr” në grupin “Përsosni” “Formati i Fotografisë”. Për zonat që u theksuan që dëshironi të mbani, klikoni “Shënoni zonat për t’u mbajtur”.

Në secilin rast, kursori juaj do të ndryshojë në një laps vizatimi pasi të jetë zgjedhur. Klikoni dhe tërhiqni kursorin rreth zonave që dëshironi të hiqni.

Përndryshe, klikoni dhe tërhiqni kursorin rreth zonave që dëshironi të mbani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore