Pajisje

Si të gjeni telefonin tuaj Android ose iPhone me “Asistentin e Google”


Të gjithë e dinë frikën e humbjes së smartphone-it. Ka shumë mënyra se si mund ta gjesh, por më e lehtë mund të jetë me ndihmën e “Asistentit të Google”. Thjesht thoni “Hej Google” dhe gjeni telefonin tuaj iPhone ose Android.

Përdorimi i funksionit “Google Assistant’s Find My Phone” me Android nuk ka nevojë për ndonjë konfigurim. Për sa kohë që pajisja është e ndezur, ka një lidhje interneti dhe është e identifikuar në llogarinë tuaj të Google, duhet të jeni në gjendje ta gjeni. Metoda e iPhone kërkon pak më shumë punë, por është e lehtë për tu bërë.

Kjo veçori funksionon vetëm me “Asistentin e Google” në pajisjet Google Home dhe Google Nest. Nuk do të funksionojë nëse përpiqeni të përdorni “Asistentin e Google” nga një smartphone tjetër.

Për të përdorur funksionin, gjithçka që duhet të bësh është të thuash “Hej Google, gjeje telefonin tim” në një altoparlant ose ekran inteligjent të Google Nest. Nëse keni shumë pajisje në llogarinë tuaj, do t’ju kërkojë të sqaroni se cilën celularë dëshironi të gjeni.

Për sa kohë që telefoni juaj i humbur Android është i aktivizuar, i lidhur në internet dhe i identifikuar në të njëjtën llogari të Google me altoparlantin tuaj, ai do të fillojë të bjerë.

Për iPhone, do të duhet të bëni një konfigurim të vogël. Së pari, instaloni aplikacionin Google Home nga App Store dhe identifikohuni në llogarinë tuaj të Google.

Klikoni “Cilësimet”.

Nga menuja e cilësimit, zgjidhni “Njoftimet”.

Hapni “Njoftimet e Përgjithshme”.

Do të shihni disa lloje të ndryshme njoftimesh që mund të sigurojë aplikacioni Google Home. Ai që duhet të aktivizoni është “Sinjalizime kritike”.

Për sa kohë që iPhone është i ndezur, i lidhur në internet dhe duke përdorur të njëjtën llogari Google si në altoparlantin ashtu edhe me aplikacionin Home, ai do të fillojë të bjerë.

Kjo është gjithçka që ka për të! Ky është një zgjidhje e zgjuar për të përdorur “Asistentin e Google” për të gjetur iPhone tuaj, megjithëse mund të mos jetë aq i besueshëm sa metoda e integruar e Apple.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore