Pajisje

Si të çaktivizoni këshillat dhe mesazhet e “Windows 11 lock screen”


Nëse jeni të lodhur duke parë këshilla dhe mesazhet në ekranin e “Windows 11 lock screen”, është e lehtë t’i çaktivizoni plotësisht falë cilësimeve. Ja si ta bëni atë.
 
Fillimisht hapni cilësimet e Windows duke shtypur Windows+i. Ose mund të klikoni me të djathtën në butonin Start dhe të zgjidhni “Cilësimet” në meny.
 
Te cilësimet, klikoni “Personalizimi” në shiritin anësor, më pas zgjidhni “Lock Screen”.
 
Në cilësimet e “Lock Screen”, klikoni në menynë rënëse pranë “Personalizoni ekranin tuaj Lock Screen” dhe zgjidhni “Picture” ose “Slideshow”. (Nuk mund t’i çaktivizoni këshillat gjatë përdorimit të “Windows Spotlight”, i cili tërheq automatikisht imazhet e ekranit të kyçur nga interneti.)
 
Hiq zgjedhjen “Get fun facts, tips, tricks, and more on your lock screen”.
 
Pas kësaj, mbyllni cilësimet. Që tani e tutje, nuk do të shihni më këshilla në ekranin tuaj “lock screen”. 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore