Aplikacione

Si të aktivizoni funksionin që lejon të shihni URL-në e plotë


Safari në iPhone dhe iPad ka lloje të ndryshme të komandave të fshehura në mëngën e tij. Nëse shtypni gjatë gishtin tuaj mbi një “Link”, do të shihni një imazh të vogël të faqes në internet. Nëse preferoni të çaktivizoni pamjen “preview” dhe të shihni adresën URL, është një ndryshim i lehtë. Ja si.

Së pari, hapni Safari në iPhone ose iPad. Lundroni në faqe të ndryshme në internet dhe vendosni gishtin tuaj mbi një “Link”.

Mbani gishtin tuaj aty për një moment derisa të shfaqet një “preview”. Trokitni lehtë mbi “Hide preview” në këndin e sipërm të djathtë të “preview”.

Pas kësaj, herën tjetër kur të shtypni gjatë mbi një “Link” në Safari, do të shihni një dritare që shfaq URL-në e plotë të ati “Link”. Safari do ta mbajë mend këtë për të gjitha faqet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore