Familja

Si ta bëjmë karantinën më të thjeshtë për fëmijët autik


Mbajtja e fëmijëve të zënë gjatë izolimit mund të jetë një sfidë për çdo prind. Sidomos për ata që punojnë.

Të qëndruarit në ambiente të mbyllura është e vështirë për  çdo fëmijë. Ata nuk e kuptojnë plotësisht situatën dhe pyesin pse nuk mund të shkojnë në shkollë, çerdhe apo edhe pse nuk mund të largohen nga shtëpia.

Nëse një fëmijë është në spektrin e autizmit, izolimi mund të jetë më i komplikuar.

Psikologët japin disa këshilla si të përballojmë pandeminë më ta.

Fëmijët autikë duan një rutinë të mirë. Kështu që gjatë izolimit, nëse u sigurohet atyre një rutinë të duhur do të ishte fantastike.

Ne gjithmonë u themi prindërve “ju lutem mos e ndryshoni rutinën dhe thjesht mbajini të zënë. Mbani rutinën e tyre si çdo ditë. Koha e zgjimit, kur hanë, kur flenë, kur luajnë. Mundohuni sa më shumë që të jetë e mundur të mos ndryshoni rutinën e tyre”, shprehen ata.

Prind nuk duhet të modifikojnë mjedisin në shtëpi për t’iu përshtatur nevojave të fëmijës me autizëm. Thjesht t’i lënë gjërat sikur janë. Shumë nga fëmijët me autizëm e duan rregullsinë. Disa prej tyre kanë Çrregullim Obsesiv Kompulsiv (OCD), kështu që atyre u pëlqen të kenë gjithçka në vend.

Nëse ka ndonjë sjellje të gabuar, fëmijët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt me terapistin e tyre. Dhe që prindërit të vazhdojnë të zbatojnë çfarëdo terapie që bën fëmija i tyre. Kjo zakonisht ndihmon shumë me sjelljen.

Nëse duhet të shpjegoni situatën që ndodhen, varet nga fëmija juaj. Nëse ai është verbal ose mund të lexojë, ka shumë tekste të thjeshtuara, regjistrime audio ose video që ata mund të shikojnë. Por gjithmonë duke gjetur fjalët e momentin e duhur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore